image Zbulohen detaje tronditëse: Djali në Mallakastër dyshohet se e vrau babain pasi i tha ta gjejë një punë

Shqipëri

Zbulohen detaje tronditëse: Djali në Mallakastër dyshohet se e vrau babain pasi i tha ta gjejë një punë

news image

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e vlerësimit arrest me burg për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj që vrau dy ditë më parë babanë e tij, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj në Mallakastër.

Edhe në sallën e gjyqit 37-vjeçari që vrau babanë e tij nuk ka shfaqur pendesë por është shprehur para trupit gjykues me fjalët: “Çfarë u bë, u bë”! Edhe më herët në prani të Policisë dhe grupit hetimor autori ka pranuar vrasjen duke rrëfyer edhe të gjitha detajet e ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje nga ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak i vrasjes ka qenë një grindje babë e bir. 73-vjeçari Qemal Muhametaj i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrinte se nuk kishte me çfarë ta ushqente. Grindja ka ndodhur në korridorin e shtëpisë.

Në grindje e sipër midis atë e bir, Marigleni, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë në tokë. Autori nuk është mjaftuar me kaq, por me një pllakë betoni, të marrë nga oborri, e ka goditur të atin në kokë, duke i marrë jetën në vend, raporton tch.

37-vjeçari ka pohuar se është larguar nga banesa e nuk është larguar shumë larg saj, duke qëndruar i fshehur pas pemëve, deri kur është gjetur nga policia.

Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj ka treguar rrjedhën e ngjarjes së rëndë, ka qenë i qetë, nuk ka shfaqur shenja pendese, madje ka treguar disa herë po të njëjtin version.

/GazetaSinjali/