image Zbulohen detaje të reja për vrasjen e 25-vjeçarit në Vlorë

Shqipëri

Zbulohen detaje të reja për vrasjen e 25-vjeçarit në Vlorë

news image

Xhuljano Bullari, 25-vjeçar, u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Babicë në Vlorë të Shqipërisë. Ai dyshohet se është qëlluar me 3 plumba, njëri prej të cilëve në kokë. Trupi i pajetë është gjetur në një makinë, me targa të Tiranës.

Hetuesit mendojnë se 25-vjeçari ka arritur aty i shoqëruar nga persona të njohur, shkruan Panorama.al. Po ashtu, ekspertiza mjeko-ligjore dyshon se 25-vjeçari ka ndërruar jetë mbrëmë, rreth orës 21:00 të darkës.

Shkaqet e vrasjes mbeten mister, ndërsa i riu kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për transport të paligjshëm të disa sirianëve. Mësohet se grupi hetimor po pret dëshminë e babait, me arsyen se mund të ndihmojë në hetimin e vrasjes.

Babai i 25-vjeçarit është shprehur se i biri është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18:00-19:00 të pasdites, si zakonisht për të pirë kafe.

Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani te i vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, është shprehur ai.

Viktima është identifikuar nga nëna e tij në morgun e qytetit.

/GazetaSinjali/