Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar sërish vendimin e Qeverisë për masat e reja antiCOVID, duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e sheh situatën sikur Ekzekutivi në Kosovë.
Haradinaj i ka thënë “zbrit në tokë”, kryeministrit Albin Kurti.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër!”, ka shkruar ai.