image Zbardhet kronologjia e vrasjes së Kudret Saliajt: Ish-bashkëshortja i dha armën e krimit të atit

Shqipëri

Zbardhet kronologjia e vrasjes së Kudret Saliajt: Ish-bashkëshortja i dha armën e krimit të atit

news image

Është zbardhur kronologjia e vrasjes së Kudret Saliajt dhe plagosjes së avokatit të tij, ish-prokurori, Adriatik Cama, që ndodhi këtë të premte, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri raportojnë se në bazë të dosjes së Prokurorisë, ka prova të mjaftueshme që vrasja e Saliajt ka qenë e organizuar nga babë e bijë, përkatësisht Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj.

Sipas dosjes së prokurorisë, Dhurata Saliaj ka qenë në të njëjtin lokal me të atin dhe Kudret Saliajn dhe nga pamjet filmike rezulton që ajo i ka dhënë armën e krimit të atit.

 “Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se vrasja ka qenë e organizuar nga babë e bijë. Sipas pamjeve filmike të siguruara, ata kanë dalë bashkë nga banesa për të ardhur në gjykatë. Pas mbërritjes së tyre në gjykatë është konstatuar se kanë vëzhguar ambientet se ku ishte Saliaj. Avokati Cama ishte pranë Gjykatës.”

Vetëm 10 minuta më vonë në këtë tavolinë ka qenë një psikologe që do të ishte në seancën e divorcit për të dhënë një vlerësim të kushteve sociale. Ulja e këtyre 3 personave është vënë re edhe nga babë e bijë dhe palët.”

Sipas dosjes, në orën 11:52, Mexhit Picari dhe vajza e tij janë ulur në të njëjtin bar dhe pas momentit që janë ulur, Dhurata është ulur me shpinë.

Vetëm 48 sekonda më vonë, Dhurata është zhvendosur më pranë babait të saj dhe ka afruar një send, si një çantë krahu grash dhe duket që Mexhit Picari prek këtë çantë dhe nxjerr armën tip pistoletë.

Pastaj, ai ka ecur drejt tavolinës ku ndodhej Saliaj dhe ka qëlluar drejt dhëndrit të tij dhe avokatit Cama.

Më vonë është vënë re të lëvizë edhe Dhurata Saliaj. Kanë marrë shërbimin taksi dhe janë larguar deri sa u arrestuan.

Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë dhënë dëshmi kontradiktore në polici. Ndërkohë, një ditë përpara ngjarjes ka pasur edhe një konflikt të ashpër verbal mes Dhurata Saliajt dhe të afërmve të Kudret Çelës, pas pretendimit për humbjen e disa bizhuterive.

Në dyshimet e deritanishme dhe provat e prokurorisë dyshohet që vrasja ka qenë e mirëmenduar nga babë e bijë dhe paramenduar e organizuar prej tyre.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Dënimi për këtë parashikohet jo më pak se 20 vjet burgim dhe deri në burgim të përjetshëm. Gjykata do të caktojë nesër masën e sigurisë./Gazeta Sinjali/