image Zbardhen detaje të reja për vrasjen në Sarandë: 7 plumba në trupin e 40-vjeçarit

Shqipëri

Zbardhen detaje të reja për vrasjen në Sarandë: 7 plumba në trupin e 40-vjeçarit

news image

Janë zbuluar detaje të reja për vrasjen e biznesmenit shqiptar, Gramoz Mema, gjatë mbrëmjes së djeshme në Ksamil, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri raportojnë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja dhe të gjithë plumbat që i kanë marrë jetën 40-vjeçarit.

Atentatorët dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët e kanë ndjekur viktimën.

Sipas pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor, një automjet ka qenë në afërsi të banesës së viktimës për disa orë.

Automjeti ka tentuar të ikën, por sapo ka parë në fund të rrugës makinën e viktimës është kthyer mbrapsht.

Pasi ka parkuar dhe ka pritur të zbresë viktima, i është afruar dhe në derën e shtëpisë së tij i ka zbrazur një karikator pistolete. 

Gramoz Mema jetonte mes Tiranës dhe Sarandës. Kurse dyshimet e para për vrasjen lidhen me të shkuarën e tij.

Polica në Shqipëri ka përjashtuar mundësinë e ndonjë konflikti banal./Gazeta Sinjali/