image Zbardhen detaje ekskluzive nga aksidenti ku u përfshi një polic në Qyshk, këmbësoren e hodhi disa metra larg

Siguri

Zbardhen detaje ekskluzive nga aksidenti ku u përfshi një polic në Qyshk, këmbësoren e hodhi disa metra larg

news image

Një aksident ka ndodhur në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore është goditur nga një automjet.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi nga Policia për rajonin e Pejës.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se 22-vjeçarja, e cila ishte këmbësore, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për rastin siç merr vesh Gazeta Sinjali është arrestuar polici Argjent Kastrati.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti ka ndodh sot rreth orës 15:45 minuta, derisa këmbësorja 23 vjeçare, Zana Gjevukaj, ka nisur ta kalojë rrugën në vendkalimin për këmbësorë.

Në momentin kur ka filluar lëvizjen, ajo është goditur nga vetura të cilën po e drejtonte polici Kastrati.

Si pasojë e goditjes, këmbësorja është hedhur disa metra larg dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ajo është dërguar me urgjencë fillimisht në Spitalin e Pejës dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

/GazetaSinjali/