image Zbardhen arsyet e ndarjes së Princ Lekës me Elia Zaharia, bien poshtë akuzat për tradhti bashkëshortore

Bota e Yjeve

Zbardhen arsyet e ndarjes së Princ Lekës me Elia Zaharia, bien poshtë akuzat për tradhti bashkëshortore

news image

Janë zbardhur tre arsyet që ndanë Princ Lekën me Elian, duke hedhur poshtë akuzat për tradhti bashkëshortore.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të zgjidh martesën në mes të Lekë Zogut dhe Elia Zaharias.

Në vendimin e zbardhur të gjykatës thuhet ndër të tjera se tre arsyet që kanë çuar këtë martesë në divorc janë;

Së pari, konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit se dyti, ndërprerja e bashkëjetesës; se treti qëndrimi i vendosur i kërkueseve për t’i dhënë fund martesës.

Arsyet të cilat janë pranuar si nga Elja ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhëtia ishte shkak.

Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do ta rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia.

/GazetaSinjali/