image Zara mbyll mbi 500 dyqane në Rusi

Botë

Zara mbyll mbi 500 dyqane në Rusi

news image

Që nga 6 marsi, Zara do të mbyllë 502 dyqanet e saj të veshjeve në Rusi, thotë pronari i saj Inditex.

Biznesi global i modës do të mbyllë të gjitha dyqanet e tetë markave të tij: Zara, Pull & Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Oysho, Zara Home dhe Uterqüe.

Inditex tha për BBC se është duke hartuar një plan për të mbështetur 9,000 punonjësit e saj me bazë në Rusi.

Ndërkohë, Samsung – furnizuesi kryesor i telefonave inteligjentë në Rusi, përpara Xiaomi dhe Apple – do të pezullojë dërgesat në vend “për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike”.

/GazetaSinjali/