Zanfina Ismaili edhe pse jo aktive me projekte muzikore, ndan postime të shpeshta në rrjete sociale.
Së fundmi, ajo ka postuar një thënie e cila ka të bëjë me gjeneratat e reja të cilët, sipas këngëtares, kanë vrarë moralin dhe besnikërinë.
“Kjo gjeneratë ka vrarë vlerat e moralit, shoqërisë, marrëdhënieve dhe besnikërisë”, shkruan në postimin e saj duke mos zbuluar arsyen e ndarjes së këtij postimi.
Zanfina Ismaili ka kohë që është larguar nga muzika duke iu përkushtuar më shumë karrierës së saj si juriste./Gazeta Sinjali/