image Zafir Berisha nuk mund të udhëtojë për në Hagë, i del një problem

Kosovë

Ftesa/ Zafir Berisha nuk mund të udhëtojë për në Hagë, i del një problem

news image

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha nuk do të udhëtojë në Hagë për t’u intervistuar nga hetuesit e Dhomave të Specializuara.

Si është dashur të jetë në Hagë nesër, por për shkak të problemit me vizë, ai nuk mund të udhëtojë, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Unë nesër (e hënë), kam pasur të udhëtoj, por vizën ma kanë lëshuar për pasnesër. Tash pres që të ma caktojnë një ditë tjetër. Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë”, ka thënë Berisha. /Gazeta Sinjali/