Ish-deputeti Zafir Berisha ka njoftuar largimin nga NISMA Socialdemokrate, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai bëri të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë me Bashkimin Demokratik, subjektin që ka themeluar më herët.
Arsyeja e largimit nga NISMA nuk është bërë ende e ditur. Berisha ka qenë më parë edhe zëvendësministër i Brendshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!