image Zaev tregon kur do të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

Kosovë

Maqedoni/ Zaev tregon kur do të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

news image

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev në një emision në Alsat.

Sipas Zaevit, procedura rreth tenderit ka përfunduar dhe pritet përzgjedhja e kompanive që do të kryejnë ndërtimet.

“Në tre muajt e parë të vitit 2020 do të fillojë zbatimi praktik i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë. Pse? Për shkak se ofertat janë dorëzuar, kemi kompani, në konkursin e parë nuk kishte kompani, tani kemi kompani dhe do të bëhet përzgjedhja dhe mund të fillojnë të punojnë. Ashtu që, në janar, shkurt, mars, këto janë tre muajt e parë të vitit do të filloj ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë”, tha kryeministri Zaev./ Gazeta Sinjali/