image Zaev thotë se sot është ditë historike për Maqedoninë e Veriut

Rajon

Deklaratë/ Zaev thotë se sot është ditë historike për Maqedoninë e Veriut

news image

Kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Kuvend, tha se dita e sotme është një ditë historike për shtetin e tyre, pasi në protokollin para deputetëve gjendet anëtarësimi për në NATO.

“Maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët dhe gjithë të tjerët, jemi bashkë krah për krah me më të fortit, më të fuqishmit në botë”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu thekosi se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i 30-të i NATO-s.

“Vendosëm që problemet t’i zgjidhim, dhe jo të ikim nga çështjet e hapura dhe ia dolëm, ia dolëm për të gjithë qytetarët tanë, për të gjithë ne. Hapat për kthim pas nënkupton kthim në kohën e izolimit, bllokadave, pasigurisë. Nuk ka shanse, shteti jonë gjatë kohë ishte atje dhe ne nuk do të lejojmë që të kthehemi sërish atje. Ata një hap mbrapa, ne tre para, e ardhmja jonë është n ë BE dhe NATO, kthim pas nuk ka”, tha Zaev.