image Youtube u ndalon të miturve qasjen në videot me armë

Teknologji

Youtube u ndalon të miturve qasjen në videot me armë

news image

YouTube ka zbatuar në heshtje një ndryshim politikash që nga 18 qershori që do të kufizojë moshën e disa videove të lidhura me armë dhe do të bllokojë tërësisht të tjera

Videot që përfshijnë armë zjarri të improvizuara dhe automatike, do të ndalohet për shikuesit nën moshën 18 vjeç, ndërsa mësimet për heqjen e pajisjeve të sigurisë do të ndalohen pavarësisht nga mosha.

“Duke filluar nga 18 qershori 2024, disa video që tregojnë se si të hiqen pajisjet e sigurisë do të ndalohen”, thuhet në një njoftim në faqen e politikave të YouTube për armët e zjarrit. 

“Video që tregon përdorimin e armëve të zjarrit të improvizuara, armëve automatike të zjarrit dhe aksesorëve të caktuar të armëve të zjarrit do të kufizohet për moshën”.

Në një deklaratë për uebsajtin e specializuar të teknologjisë Engadget, zëdhënësi i YouTube, Javier Hernandez, tha se këto përditësime janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtur politikat që pasqyrojnë gjendjen aktuale të përmbajtjes në YouTube.

/GazetaSinjali/