image YouTube përmirëson redaktimin e videove Shorts për të konkuruar me TikTok dhe Instagram Reels

Teknologji

YouTube përmirëson redaktimin e videove Shorts për të konkuruar me TikTok dhe Instagram Reels

news image

YouTube ka njoftuar përmirësime të rëndësishme në redaktimin e videove për formatin Shorts, duke synuar të ofrojë një konkurrencë më të fortë për TikTok dhe Instagram Reels, shkruan Gazeta Sinjali.

Funksionet e reja përfshijnë mundësinë për të bërë redaktime më të sakta dhe për të rregulluar kohën e secilës video, si dhe opsione të avancuara për të shtuar muzikë, tekst dhe efekte vizuale.

Përveç kësaj, YouTube ka njoftuar se do të sjellë më shumë mundësi të Inteligjencës Artificiale (AI) në të ardhmen, përfshirë sinkronizimin automatik të klipëve me këngën, krijimin e sticker-ave dhe përdorimin e një gjeneratori AI për krijimin e imazheve.

Përdoruesit gjithashtu do të kenë mundësinë të përdorin shabllone dhe të krijojnë efekte të personalizuara.

Këto përmirësime janë pjesë e përpjekjeve të YouTube për të rivalizuar platformat e tjera dhe për t’u pozicionuar si një opsion tërheqës për krijuesit e përmbajtjes video, sidomos në një periudhë të pasigurt për TikTok-un në SHBA.

/GazetaSinjali/