image Young Zerka paralajmëron bashkëpunimin e ri, ky është titulli i këngës

Showbiz/ Young Zerka paralajmëron bashkëpunimin e ri, ky është titulli i këngës

news image

Tre artistët e njohur të showbizit shqiptar, Young Zerka, DJ PM dhe DJ Dagz po sjellin projektin e ri muzikor.

Kënga do të titullohet “Kce sonte”, dhe pritet të publikohet nesër.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B5_KDfanIW_/

Të njëjtit vijnë me projektin e parë të përbashkët, teksa pritet që të pëlqehet nga fansat e tyre, pasi shpesh kanë realizuar prurje muzikore më të veçanta.

Young Zerka përndryshe para pak kohësh solli këngën e re “Money” në duet me artistin Eri Dee, derisa DJ PM dhe Dagz muaj më parë publikuan këngën e re dhe të fundit “Boll mo” në bashkëpunim me Gesko.

Këta të fundit edhe këtë verë kanë qenë mjaft të pranishëm në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore./Gazeta Sinjali/