Tre artistët e njohur të showbizit shqiptar, Young Zerka, DJ PM dhe DJ Dagz po sjellin projektin e ri muzikor.
Kënga do të titullohet “Kce sonte”, dhe pritet të publikohet nesër.
Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram.
Të njëjtit vijnë me projektin e parë të përbashkët, teksa pritet që të pëlqehet nga fansat e tyre, pasi shpesh kanë realizuar prurje muzikore më të veçanta.
Young Zerka përndryshe para pak kohësh solli këngën e re “Money” në duet me artistin Eri Dee, derisa DJ PM dhe Dagz muaj më parë publikuan këngën e re dhe të fundit “Boll mo” në bashkëpunim me Gesko.
Këta të fundit edhe këtë verë kanë qenë mjaft të pranishëm në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore./Gazeta Sinjali/