image Ymeri: Vota e mbrëmshme në kuvend nuk duhet ta gëzojë askënd

Kosovë

Ymeri: Vota e mbrëmshme në kuvend nuk duhet ta gëzojë askënd

news image

Ish-kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se votës për rrëzimin e qeverisë nuk do të duhej t’i gëzohej askush dhe nuk është fitore e askujt.

Ymeri përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë dhe është në interes të Kosovës, si dhe në këtë çështje duhet të bëhen bashk të gjitha forcat politike në vend.

“Dhe prapë po na përvidhet, sikur dje, sikur shumë hera tjera, një tendencë shumë e dëmshme e e rrezikshme politike – shpërfillja e çfarëdo parimi demokracie e transparence në emër të dialogut dhe për dialogun. Integriteti institucional e legjitimiteti demokratik janë shumë të rëndësishme. Prandaj është gabim që ato të nëpërkëmben kështu për ‘një të mirë më të madhe’. Integriteti i institucioneve e vendimmarrja demokratike janë pjesë e rëndësishme e ‘së mirës së madhe’. Prandaj, pavarësisht taborit politik, vota e mbrëmshme në Kuvendin e Republikës nuk duhet ta gëzojë askënd. Sepse nuk është fitore për askënd. Meqë ia nënvendos parimin e demokracisë interesit të dialogut”, ka shkruar ndër të tjera ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/visar.ymeri.5/posts/10157032264238456