image Ymeri: Ministria gaboi, s’do të mund të kontrollohet kujt po i jepen mjete për libra

Arsim

Ymeri: Ministria gaboi, s’do të mund të kontrollohet kujt po i jepen mjete për libra

news image

Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë që presin që një numër i konsiderueshëm i prindëve s’do të mund të regjistrohen për të aplikuar për subvencionim të librave.

Ai tha se s’do të mund të kontrollohet se kujt po i jepet mjetet për libra.

“Presim që një numër i konsiderueshëm i prindërve nuk do të mund të regjistrohen për të aplikuar për subvencionim të librave dhe kjo është mendoj një diçka e gabueshme, pastaj s’ka me pasë mundësi as të kontrollojmë se kujt po i jepen mjete për libra, sepse për shkak se të njëjtën mund ta bëjnë edhe disa prindër që jetojnë në Gjermani, por janë të regjistruar në Kosovë për shembull, mendoj se ka qenë një gabim dhe një neglizhencë e ministrisë që s’janë përgatitur me kohë, por e kanë lënë të vijë gjendja në këtë situatë”.

“Meqenëse kemi ardhur tek kjo situatë unë shfrytëzoj rastin që përmes juve kryetarëve të nivelit komunal të përcjellni tek kolegët që ta bëjnë të pamundurën që t’iu ndihmojmë prindërve që të regjistrohen dhe të aplikojnë për subvencionimin e librave”, është shprehur ai.

/GazetaSinjali/