image Ylli siguron gjysmëfinalen e Play-Off, mposht Bashkimin edhe në ndeshjen e dytë

Basketboll

Ylli siguron gjysmëfinalen e Play-Off, mposht Bashkimin edhe në ndeshjen e dytë

news image

Klubi i Golden Eagle Yllit ka siguruar gjysmëfinalen në Play-Offin e Superligës në Basketboll.

Skuadra suharekase ka mposhtur klubin e KB Bashkimit edhe pas ndeshjes së dytë.

Ylli triumfoi në Prizren me rezultat 86-75.

Suharekasit mposhtën Bashkimin edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suharekë, ku bilanci 2-0 i jep tani atyre avancimin tutje në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Ylli do të takohet me Pejën, kurse skuadra pejane do ta ketë përparësinë e terrenit vendas.

/GazetaSinjaliSport/