Golden Eagle Ylli ka triumfuar në duelin verdhezi ndaj Pejës sot në Suharekë.
Suharekasit mposhtën ‘Shqiponjat’ me rezultat 92:84 (39:16, 18:20, 19:16, 16:32), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.
Te vendasit u dalluan Jalen Nesbitt me 20 pikë e nëntë kërcime, Lis Shoshi me 14 pikë e 11 kërcime dhe William Tavares me 22 pikë, katër kërcime e katër asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Dardan Berisha me 24 pikë, tri kërcime e tri asistime.
Golden Eagle Ylli ka gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa Peja pesë fitore e gjashtë humbje.