image Ylli i Arsenalit i nënshtrohet operimit, do të mungojë për disa muaj

Futboll

Ylli i Arsenalit i nënshtrohet operimit, do të mungojë për disa muaj

news image

Arsenali ka marrë një lajm jo të mirë gjatë ditës së enjte.

Klubi londinez ka njoftuar se mesfushori Emile-Smith Rowe do t’i nënshtrohet një operimi dhe kësisoj do të mungojë për disa muaj.

“Pas konsultimeve të specialistëve, Emile Smith-Rowe iu nënshtrua një operacioni në ditët e fundit “për të riparuar tendinën e dëmtuar në ijë”.

“Programi i rehabilitimit të Emile tashmë është duke u zhvilluar – me shpresë për rikthimin e tij në stërvitje të plotë në dhjetor”, thuhet në njoftimin nga klubi londinez.

Arsenali do ta mirëpresë Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut, i cili do të zhvillohet të shtunën në ora 13:30.

/GazetaSinjaliSport/