Shqipëria dhe Spanja ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00.
Kjo ndeshje luhet në Merkur Spiel-Arena në Dusseldorf, në kuadër të ballafaqimit të fundit të grupit B të Kampionatit Evropian.
Para ndeshjes, Ylber Ramadani tha se kjo është ndeshja më e rëndësishme e kombëtares shqiptare në gjithë historinë tonë.
“Ndeshja më e rëndësishme në histori të kombëtares shqiptare, dalim për të dhënë gjithçka. Të gjithë e dinë se çka nënkupton kjo ndeshje për kombin tonë”, tha Ramadani për faqen zyrtare të UEFA-s.