image Yaremchuk i dedikon golin e barazimit shtetit të tij, Ukrainës

Futboll

Yaremchuk i dedikon golin e barazimit shtetit të tij, Ukrainës

news image

Skuadra e Benficas ka barazuar ndaj Ajaxit sonte me rezultatin 2-2, në ndeshjen e fazës së eliminimit direkt (1/16) të Ligës së Kampionëve.

Golin e dytë dhe të barazimit për Benfican e shënoi sulmuesi, Roman Yaremchuk.

Superylli ukrainas i klubit portugez të Benfica-s, Roman Yaremchuk, pas ndeshjes ka bërë një festë të golit në mënyrë patriotike, duke shfaqur simbole të Ukrainës.

Ai kishte veshur një fanellë me logon e ushtrisë së Ukrainës dhe e shfaqi atë pas golit të realizuar.

Vlen të potencohet se ai ka bërë një gjest të tillë pas situatës dramatike mes Rusisë dhe Ukrainës javëve të fundit.

 /GazetaSinjaliSporti/