image Xi - Blinkenit: Kina dhe SHBA-ja duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë

Botë

Xi – Blinkenit: Kina dhe SHBA-ja duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë

news image

Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryediplomati amerikan Antony Blinken të premten u takuan ne kryeqytetin Pekin.

Ai u shpreh se dy ekonomitë më të mëdha në botë duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë.

Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, Xi tha se të dy vendet kishin “bërë një përparim pozitiv” që kur ai u takua me presidentin e SHBA, Joe Biden vitin e kaluar.

Ai shtoi tutje se dy vendet kanë hapësirë për përmirësim të mëtutjeshëm.

 “Kur të zgjidhet ky problem themelor… marrëdhëniet vërtet mund të stabilizohen, të përmirësohen dhe të ecin përpara”.

/GazetaSinjali/