Xhiro e 10-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me dy ndeshje tejet interesante.
Malisheva do të mirëpresë në “Liman Gegaj” skuadrën e Dritës.
Vendasit me një fitore potenciale sot do të merrnin kryesimin e tabelës. Malisheva ka aktualisht 17 pikë, një më pak se Ballkani që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Drita ndërkohë ndodhet në pozitën e katërt aktualisht me 14 pikë , por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara sesa malishevasit.
Dueli tjetër mjaft interesant është ai mes Suharekës dhe Prishtinës.
Skuadra e promovuar në Superligë këtë sezon, Suhareka është në një ecuri negative duke i humbur secilën nga tre takimet e fundit në kampionat, duke u ndodhur aktualisht në pozitën e 6-të me 13 pikë.
Prishtina ndërkohë ka fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe për momentin pozicionohet në vendin e tretë me 16 pikë.
Të dyja duelet do të fillojnë nga ora 13:00.