Xhirimet e “Mission Impossible 7” kanë ndalur përsëri pasi dyshohet se aktori i njohur, Tom Cruise ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell Gazeta Sinjali.
Filmimi në “Mission Impossible 7” është në pritje përsëri për shkak të koronavirusit. Kësaj here, ata që punojnë për këtë prodhim kanë thënë se mendojnë se Tom mund të jetë shkaku i mundshëm i shtyrjes.
Tani njerëzit po spekulojnë se ai mund të ketë rënë në kontakt me personin që doli pozitiv.
Po ashtu, njerëzit po thonë se edhe ai mund të jetë infektuar, ka thënë një burim.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë reagim nga ana e aktorit, i cili as nuk e ka konfirmuar diçka të tillë dhe as nuk e ka mohuar.
Më herët, si pasojë e problemeve të fundit me “Hollywood Foreign Press Association”, Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në Golden Globes.
Ky vendim erdhi mes polemikave rreth HFPA, organizata pas Globes, për mungesën e diversitetit, posaçërisht pa anëtarë me ngjyrë, dhe për përfitimet financiare nga disa anëtarët e saj.
“Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in”, janë shprehur përfaqësuesit e NBC për mediat e huaja./ Gazeta Sinjali/