image Xhensila tregon rreth fëmijërisë dhe dashurisë

Bota e Yjeve

Xhensila tregon rreth fëmijërisë dhe dashurisë

news image

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka treguar rreth fëmijërisë së saj dhe dashurinë me Besin.

Këngëtarja në një intervistë thotë se nëna e saj ka luftuar shumë për të dhe motrën e saj që të shkollohen.

“Kam qenë shumë fëmijë i ndrojtur, e vetmja dritare që ka qenë hapur për mua ka qenë muzika. Paragjykimi ka qenë e vazhdon. A do mundja unë të bëja atë që nëna ime ka bërë? Ime më ka luftuar shumë për mua për motrën time, u përpoq me mish e shpirt që të shkollohemi për të qenë në rrugën e drejtë. Mami gjithmonë ka qenë nënë konservatore. Unë mendoj që këto nëna dhe këto raste u duhen dhënë ndihmë edhe nga shteti edhe nga ne si komunitet. Ato janë heroina të vërteta”, ka thënë Xhensila.

Besi i fitoi zemrën këngëtares, duke iu afruar si shok fillimisht.

“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte dicka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im. Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar” – u shpreh Xhensila. /Gazeta Sinjali/