image Xhensila shkëlqen në ngjyrë të kuqe

Bota e Yjeve

Showbiz/ Xhensila shkëlqen në ngjyrë të kuqe

news image

Xhensila Myrtezaj është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare.

Këngëtarja krahas muzikës është aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës.

Së fundmi në Instagram, Xhensila ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet tejet elegante, e veshur me një fustan ngjyrë të kuqe.

Artistja ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët i kanë dhënë komplimente asaj për dukjen.

Ndryshe, “Sekreti im” është projekti i fundit muzikor i Xhensilës në bashkëpunim me Pirro Cakon. Kënga është publikuar më 3 mars dhe deri më tani numëron mbi 11 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/