image Xheneta Fetahu rrëfen për raportin me ish-vjehrrën: Ishte shkak i ndarjes, ish-partneri nuk foli kurrë me të

Bota e Yjeve

Xheneta Fetahu rrëfen për raportin me ish-vjehrrën: Ishte shkak i ndarjes, ish-partneri nuk foli kurrë me të

news image

Opinionistja e “E Diell” dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka ndarë së fundmi një rrëfim personal mbi përvojën e saj si e fejuar për pesë vite dhe marrëdhënien jo të mirë me ish-vjehrrën, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një diskutim në emision, Fetahu zbuloi se gjatë kohës që jetonte me partnerin, kishin kaluar verën së bashku me familjen e tij për shkak të punës. Ajo theksoi se ka patur një raport shumë të mirë me ish-vjehrrin, të cilin vazhdon ta respektojë, por përkundrazi, marrëdhënia me vjehrrën ishte e tensionuar.

“Me ish-vjehrrin kemi akoma kontakt dhe më ka respektuar gjithmonë, por me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Ishte e vështirë për të të kuptonte që dashuria ndaj nënës dhe ndaj gruas janë të ndryshme”, tha ajo.

E pyetur nëse kjo situatë ka ndikuar në përfundimin e lidhjes, Xheneta u shpreh: “Pak a shumë nga fundi ka qenë edhe ajo shkaktare”.

Sipas saj, ish-partneri nuk pati kurrë guximin që të përballej me nënën e tij për këtë çështje. “Nuk foli kurrë me të. Ishte gjithmonë në një situatë të vështirë. Ajo bëhej xheloze për gjënë më të vogël. Kishte edhe shumë paragjykime, sepse ishin nga Turqia”, përfundoi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/