image Xhelozia përfundon me dhunë, 24-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se rrahu bashkëshorten në Fushë Kosovë

Siguri

Xhelozia përfundon me dhunë, 24-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se rrahu bashkëshorten në Fushë Kosovë

news image

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku një mosmarrëveshje mes një çifti dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën “Tahir Zemaj”, te objekti i ACL-së.

Sipas burimeve, viktima A. M., 21-vjeçare, ka deklaruar se fillimisht kishte pasur një debat verbal me bashkëshortin e saj, R. R., 25-vjeçar, i nxitur nga xhelozia, ndërsa më pas ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht.

Si pasojë e dhunës së pretenduar, 20-vjeçarja ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF, ndërsa të dy palët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Fushë Kosovë për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për dhunë në familje, ndaj R. R është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa i njëjti është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/