Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij nuk del në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve të vet.
Në një postim në Facebook, pas diskutimeve që po vazhdojnë akoma lidhur me një koalicion parazgjedhor me LDK-në, e ku posti i kryeministrit po duket të jetë pengesa, Sveçla ka thënë se VV nuk del kundër aktivistëve dhe përkrahësit e saj.
“Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet”.
“Gjithçka është më lehtë tani më kur dëshirat e anëtareve të Vetëvendosjes janë kërkesa të popullit të Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Më tutje ka thënë se ka filluar numërimi për së mbrapshti duke aluduar në përfundimin e kohës për koalicione parazgjedhore, për shkak se KQZ ka caktuar ditën e premte si ditën e fundit për koalicione.
“Ka filluar numërimi mbrapsht. Të bashkuar në ditë të vështira, njëjtë edhe në ditë të mira. Qeveria Kurti po vjen”, ka deklaruar Sveçla./Sinjali/