Nënkryetari i PDK-së si dhe njëri ndër personat kryesor në themelimin e UÇK-së, Xhavit Haliti ka thënë se propozimin për emërtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dha ai i pari, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai thotë se ata që kanë bërë krime duhet hetuar nga prokuroria, por se në asnjë rast UÇK-ja nuk ka bërë ndonjë krim si Serbia.
“Nuk ka asnjë rast që UÇK-ja ka bërë ndonjë krim siç ka bërë Serbia. UÇK-ja është demilitarizuar në vitin 1999 dhe ato që kanë ndodhur pas këtij viti nuk mund t’i mveshen UÇK-së. Ndoshta ka pasur individë që kanë bërë krime, por kjo është punë e prokurorisë që t’i zbulojë të gjitha ato vrasje”, ka thënë Haliti në RTK.
Ai po ashtu tregon se për të ka qenë e papritur arrestimi i krerëve të UÇK-së dhe dërgimi i tyre në Hagë për t’u gjykuar.