image Xhavit Haliti ftohet nga Gjykata Speciale, por nuk dëshiron që ftesën ta bëjë publike

Kosovë

Drejtësi/ Xhavit Haliti ftohet nga Gjykata Speciale, por nuk dëshiron që ftesën ta bëjë publike

news image

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë i ka dërguar ftesë ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Halitit, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besuara të Gazetës Sinjalit kanë bërë të ditur se Xhavit Haliti është ftuar për intervistë, por që ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nuk dëshiron ta bëjë publike ftesën e tij.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktoj me Halitin, por ai nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.

I pyetur nëse është ftuar nga Gjykata Speciale ai ka thënë vetëm “Hajt Tung” dhe e ka mbyllur telefonin.

Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm. /Gazeta Sinjali/