image Xhavit Haliti e Gani Dreshaj dënohen për sulmin ndaj Arben Gashit

Kosovë

Gjykata/ Xhavit Haliti e Gani Dreshaj dënohen për sulmin ndaj Arben Gashit

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar Xhavit Halitin e PDK-së dhe Gani Dreshajn e AAK-së, për sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Aktgjykimi i shpallë fajtorë Halitin e Dreshajn, duke e konsideruar me dashje, shtyerjen me krah dhe bërryll në gjoks, nga ana e Xhavit Halitit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata ia ka shqiptuar Xhavit Halitit denimin me gjobë prej 1 mijë e 250 euro, të cilin obligohet ta paguaj brenda 15 ditësh. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dreshaj, të cilat duhet t’i paguajnë brenda 15 ditësh.

Dreshaj u shpall fajtor pasi në të njëjtën seancë, me dashje e kishte kanosur Arben Gashin me fjalët “Kom me ta prishë fytyrën”.

Sulmi i Halitit dhe Dreshajt ndaj Gashit është bërë më 18 maj të vitit të 2018. /Gazeta Sinjali/