image Xhamia e ndërtesa të shkatërruara, pamje nga Gaza pas kundërsulmit të Izraelit

Botë

Xhamia e ndërtesa të shkatërruara, pamje nga Gaza pas kundërsulmit të Izraelit

news image

BBC ka publikuar një video ku tregohet shkalla e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në Gaza.

Një xhami shihet e shkatërruar në Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës, ndërsa disa ndërtesa të mëdha shihen gjithashtu se janë bërë rrënoja në qytetin e Gazës.

Izraeli nisi sulme hakmarrëse kundër Hamasit pasi grupi militant nisi një seri sulmesh të shtunën, në përshkallëzimin më të madh në rajon në dekada.

Sipas zyrtarëve palestinezë, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 313 njerëz në Rripin e Gazës, me gati 2000 të plagosur.

Në Izrael, më shumë se 600 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra izraelitë janë marrë peng.

/GazetaSinjali/