image Xhamia e fshatit Ljubinje të Prizrenit cak i hajnave, tentuan të vjedhin kasafortën ku ruhen fondet

Siguri

Xhamia e fshatit Ljubinje të Prizrenit cak i hajnave, tentuan të vjedhin kasafortën ku ruhen fondet

news image

Jo rrallëherë xhamitë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpesh herë arkat e ndihmave e kasafortat bien në duart e keqbërësve. Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ljubinje e Epërme në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë brenda objektit fetar dhe kanë tentuar që të vjedhin fondet që ruhen në kasafortë për nevojat e xhamisë.

Por i gjithë mundi u shkoi huq dhe u kthyen mbrapsht pa marrë gjë me vete, vetëm se dëmtuan kasafortën.

Se nuk mungon asgjë në kasafortë, kanë bërë të ditur ditur para hetuesve imami i xhamisë si dhe një dëshmitar që kishte vërejtur se dikush ka hyrë me forcë brenda objektit.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, ndërsa rasti është iniciuar ‘Vjedhje në tentativë’.

/GazetaSinjali/