Granit Xhaka po vazhdon të spikatë me paraqitjet e tij në Kupën e Botës, ndërsa statistikat e publikuara nga Instituti Ndërkombëtar i Futbollit “CIES” e rendisin mes mesfushorëve më të mirë për pasimet drejt sulmit.
Sipas të dhënave, 30.4 për qind e pasimeve të kapitenit të Zvicrës gjatë fazës së grupeve janë bërë në gjysmën e fushës së kundërshtarit, duke dëshmuar rolin e tij kyç në organizimin e lojës ofensive.
“Këto janë shifra impresive”, ka shkruar mediumi gjerman Kicker, duke vlerësuar paraqitjet e mesfushorit shqiptar.
Në këtë statistikë, vetëm dy mesfushorë kanë rezultuar më të suksesshëm se Xhaka. Norvegjezi Martin Ødegaard kryeson me 35.7 për qind të pasimeve drejt sulmit, ndërsa i dyti është australiani Aiden O’Neill me 34 për qind.
Xhaka renditet i treti në këtë kategori, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e tij të madh në lojën e përfaqësueses zvicerane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!