image Xhaka flet pas ndeshjes kundër Chelseas, tregon çka u diskutua pas pjesës së parë

Futboll

Xhaka flet pas ndeshjes kundër Chelseas, tregon çka u diskutua pas pjesës së parë

news image

Arsenali dje ka arritur të marrë një barazim të vlefshëm në udhëtim tek Chelsea.

Ani pse ishte pa një lojtar në pjesën më të madhe të ndeshjes, djelmoshat e Artetas arritën që në fund ta barazonin rezultatin në 2:2.

Pas ndeshjes Granit Xhaka u shpreh se është shumë i lumtur me këtë barazim, duke deklaruar se luajtën shumë mirë edhe pse ishin me një lojtar më pak në fushë.

“Ne luajtëm shumë mirë pas kartonit të kuq. Është shumë e vështirë, por ne e treguam shpirtin e skuadrës. Ne po flisnim pas pjesës së parë dhe i thamë njëri-tjetrit se mund t’i arrijmë qëllimit. U kthyem dy herë në lojë dhe jam krenar për këtë skuadër”, tha Xhaka.

“Pas ndeshjes, askush nuk do të ketë pse të flasë për ne. Ne e treguam karakterin tonë të madh. Shumë njerëz kanë thënë se ne nuk kemi aspak karakter në skuadër, kështu që, me këtë ndeshje, ne e dëshmuam të kundërtën”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Arsenal javën e ardhshme ndeshet me Bournmouth në kuadër të FA Cup. /Gazeta Sinjali/