image Xhaka bëhet nostalgjik, kujton kohën kur e kishte mposhtuar Manchester Unitedin me ekipin e Basel

Futboll

Futboll/ Xhaka bëhet nostalgjik, kujton kohën kur e kishte mposhtuar Manchester Unitedin me ekipin e Basel

news image

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka gjatë kohës sa po qëndron në karantinë po i shikon disa ndeshje të tij të vjetra.

Përmes një postimi, ai ka treguar se është duke shikuar ndeshjen kur e kishte mposhtur Manchester Unitedin, sa ishte pjesë e Baselit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë ndeshje, Basel kishte shënuar fitore me rezultat 2:1. Xhaka kishte luajtur 83 minuta.

‘Diçka që duhet shijuar përsëri. E vjetër por e artë’, ka shkruar kosovari në postimin e tij./Gazeta Sinjali/