Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, e ka quajtur historik votimin e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme, përcjell Gazeta Sinjali.
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për një moment historik të marrëdhënieve 65 vjeçare të Shqipërisë me OKB: votimi si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme”, ka shkruar ministrja në Facebook.
Shqipëria është zgjedhur anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me një mandat dyvjeçar pas mbështetjes së 175 vendeve anëtare të OKB-së, nga 190 vende që morën pjesë në votim.
Në garën për anëtarë të rijnë jo të përhershëm krahas Shqipërisë ishin edhe Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara.
Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. /Gazeta Sinjali/