image Willian paralajmëron largimin nga Chelsea

Futboll

Futboll/ Willian paralajmëron largimin nga Chelsea

news image

Sulmuesi i Chelseas, Willian ka paralajmëruar largimin nga klubi londinez gjatë afatit veror.

Në një prononcim për ‘Expediente Futebol’, Willian ka thënë se nuk pret që të rinovoj me skuadrën e Chelseas, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Do të jetë e vështirë për mua që të rinovoj sepse Chelsea më ofroj mua dy vite kontratë, kurse unë kam kërkuar tre vite dhe negociatat kanë mbaruar aty. Ne nuk kemi biseduar më’, u shprehë ai.

Willian në merkaton verore do të jetë lojtar i lirë dhe ka oferta nga Arsenal dhe Tottenham./Gazeta Sinjali/