image Willian në radarin e katër skuadrave të mëdha, Real Madrid heq dorë nga transferimi i tij

Futboll

Willian në radarin e katër skuadrave të mëdha, Real Madrid heq dorë nga transferimi i tij

news image

Futbollisti i Chelsea, Willian ka marrë vëmendjen e disa klubeve të mëdha për transferimin e tij.

Arsenal, Tottenham, PSG dhe Barcelona janë disa nga klubet që janë raportuar si të interesuara për transferimin e brazilianit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në garë për transferimin e futbollistit ishte edhe skuadra spanjolle Real Madrid, mirëpo siç duket tani ka hequr dorë nga ky transferim.

Zidane e ka konsideruar futbollistin si shumë të vjetër për skuadrën e tij.

Ndërsa Willian javë më parë kishte pranuar se dëshiron largimin nga skuadra angleze.

/Gazeta Sinjali/