Boksieri britanik, Anthony Joshua mendon se bashkëkombasi i tij, Tyson Fury do ta mposht Deontay Wilder në duelin e shumë pritur.
Fury dhe Wilder do të ndeshen me 22 shkurt në Las Vegas për titullin ‘WBC Heavyweight’.
“Po të fitonte Wilder do të ishte më mirë sepse një ndeshje me mua është ajo që po kërkohet”, u shprehë Joshua fillimisht.
“Por, unë mendoj se Fury mund të fitoj. Nëse Wilder dëshiron të fitoj, ai duhet të nokautoj Furyn, dhe ai nuk mund ta bënte këtë në herën e parë”, shtoi tutje britaniku.
“Që Fury të fitoj, ai duhet ta lëndoj Wilderin ose ta nxjerrë atë jashtë lojës së tij. Fury ka më shumë arsenal, prandaj po e mbështes atë”, tha Joshua për Sky Sports.
“Fury është një boksier shumë i mirë, deri në një masë , ai ka një dorë të sipërme. Wilder nuk është boksieri më i mirë por ai ka një dorë të djathë, nëse arrini që të evitoni atë, atëherë ju do ta mposhtni”, u shprehë ai.
“I uroj fat Furyt, do të ishte e mrekullueshme që të kemi dy kampion të kategorisë së rëndë këtu në Angli”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/