image Wilder tallet me rivalin e tij Fury: I ke grushtet si jastëk

Sporte Luftarake

Boks/ Wilder tallet me rivalin e tij Fury: I ke grushtet si jastëk

news image

Boksieri Deontay Wilder, e ka ngacmuar rivalin e tij Tyson Fury për mungesë të forcës në grushtet e këtij të fundit.

Wilder është shprehur se britaniku i ka grushtet e buta si jastëk dhe ka thënë se nuk ka ndier dhimbje nga goditjet e tij në meçin e tyre të parë.

Rimeçi i tyre do të jetë me 22 shkurt, por ata u përballën të shtunën sy me sy në një konferencë për media në Los Angeles, përcjell Gazeta Sinjali.

Fury kishte deklaruar se do të fitojë pas dy raundeve me nokaut.

“Nuk e di se çfarë do të bëjë ai. Ai është i çmendur. Ai beson në fitore, prandaj më duhet t’i besoj. Ama është ndryshe kur futesh në ring. Unë e kam goditjen më të fuqishme në histori të boksit”, ka thënë Fury.

Boksieri amerikan Wilder, këmbëngul se Fury nuk ka shanse ta përmbushë premtimin për të fituar me nokaut ndaj tij.

“Nuk mendoj se mund t’ia dalë ai. Nuk e kemi parë duke e bërë këtë. Unë nuk i kam ndier goditjet e tij. Mendoj se Fury i ka grushtet si jastëk. Ai ka aftësi por jo të gjitha”, ka deklaruar Wilder./ Gazeta Sinjali/