image Wilder e quajti mashtrues dhe se i mbushi dorëzat, Fury: Do të "mashtroj" sërish

Sporte Luftarake

Wilder e quajti mashtrues dhe se i mbushi dorëzat, Fury: Do të “mashtroj” sërish

news image

Deontay Wilder ka vazhduar me pretendimet e tij se Tyson Fury ka mashtruar në duelin e tyre të dytë (në shkurt 2020) duke shfrytëzuar “dorëza të mbushura” që, sipas tij, i ndihmuan të fitonte me nokaut teknik në raundin e shtatë.

Amerikani ka thënë se pret që Gypsy King të shfaqet në Las Vegas për trilogjinë me një tjetër plan në mënyrë që të mashtrojë sërish.

Ndërsa kampioni i botës në WBC ka qeshur me këto akuza duke luajtur me paranojën e Wilderit për mënyrën se si boksuan.

“A dini çfarë? Do të mashtroj sërish, sepse do t’ia prish fytyrën. Sipas tij, ky është mashtrim, sepse nuk duhet të humbë. Fatkeqësisht, do të mashtroj sërish. Do ta rrah…”

“Kisha patkonj atje. Ju e dini se jam cigan, apo jo? E keni shikuar ‘Peaky Blinders’? I mbusha dorëzat me patkonj dhe dinamit. Edhe kësaj radhe do të veproj njësoj. Do të fus më shumë metal brenda”, ka thënë Tyson në The MMA Hour./Gazeta Sinjali Sporti/