image WhatsApp teston funksionin e ri për cilësinë automatike të shkarkimit të fotove dhe videove

Aplikacione

WhatsApp teston funksionin e ri për cilësinë automatike të shkarkimit të fotove dhe videove

news image

WhatsApp po teston një funksion të ri që pritet të përmirësojë përvojën e përdoruesve me shkarkimin automatik të përmbajtjes mediatike. Funksioni, i quajtur Auto-download quality, u jep përdoruesve mundësinë të zgjedhin cilësinë me të cilën fotot dhe videot shkarkohen automatikisht në pajisjet e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo risi është veçanërisht e dobishme për ata që përballen me kufizime të hapësirës ruajtëse ose përdorin internet me shpejtësi të ulët.

Përdoruesit që janë pjesë e programit beta të WhatsApp për Android tashmë mund të aktivizojnë këtë opsion duke ndjekur rrugën.

Settings > Storage and data > Media upload quality, ku do të shfaqet opsioni i ri Auto-download quality me dy zgjedhje: Standard quality: Shkarkim në cilësi të ulët, duke kursyer të dhëna dhe hapësirë dhe HD quality: Shkarkim në cilësi të lartë, duke përdorur më shumë të dhëna dhe memorie.

Edhe nëse përdoruesit zgjedhin cilësinë “Standard”, ata do të mund të shikojnë përmbajtjen në HD manualisht, për aq kohë sa ajo është e disponueshme në serverët e WhatsApp.

Aktualisht, funksioni është në fazën e testimit dhe i disponueshëm vetëm për një pjesë të përdoruesve të beta programit në Android. Nuk ka ende një datë zyrtare për shpërndarjen e tij globale, por pritet që gjatë javëve të ardhshme të zgjerohet për më shumë përdorues.

Për ata që duan të testojnë funksionin para publikimit zyrtar, mund të regjistrohen në programin beta përmes Google Play Store, duke shkarkuar versionin beta të aplikacionit WhatsApp.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/