image Werner i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij për t'u rikthyer tek Leipzig

Futboll

Werner i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij për t’u rikthyer tek Leipzig

news image

Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner thuhet se është i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij në mënyrë që të nënshkruajë për ish-klubin RB Leipzig.

Reprezentuesi gjerman u largua nga klubi i Bundesligës dy vjet më parë kur Blutë paguan 47.5 milionë funte për të, por ai ka luftuar për të përmbushur pritjet në Stamford Bridge.

Pasi shënoi 34 gola në 45 ndeshje në sezonin e tij të fundit në Leipzig, Werner e ka gjetur rrjetën vetëm në 23 raste në 89 ndeshje në dy sezone për Chelsean.

Sipas gazetës gjermane Bild, Leipzig po përpiqet ta rikthejë 26-vjeçarin në klub dhe ai është i gatshëm të marrë një ulje page prej 50 për qind për të bërë ribashkimin.

Werner filloi vetëm 15 ndeshje në Premier League për Chelsean sezonin e kaluar dhe mundësitë e tij mund të zvogëlohen më tej pas ardhjes së Raheem Sterling. Reprezentuesi anglez shënoi golin e tij të parë për klubin në një fitore 3-1 ndaj Udineses të premten mbrëma, një lojë të cilën gjermani e humbi për shkak të lëndimit.

Sipas Fabrizio Romano, Chelsea është i gatshëm të lejojë Werner të largohet nga Stamford Bridge në formë huazimi përpara fundit të afatit kalimtar dhe një marrëveshje mund të përfshijë një opsion për blerje.

/GazetaSinjaliSport/