image Werderi i Rashicës me barazim shpëton, mbetet në Bundesligë

Futboll

Werderi i Rashicës me barazim shpëton, mbetet në Bundesligë

news image

Skuadra e Werder Bremenit ka arritur që me barazimin në ndeshjen e sotme kundër Heidenheimit të sigurojë qëndrimin në Bundesligë.

Theuerkauf ja siguroi kalimin në epërsi skuadrës së Werderit me autogolin e shënuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse golin e barazimit për Heidenheim e shënoi Kleindienst, gol ky që nuk mjaftoi që edhe të hyjnë në Bundesligë.

Kjo pasi që në minutat e fundit për Werderin arriti të shënojë edhe Augustinsson.

Heidenheim arriti që në minutat e fundit të barazojë përsëri rezultatin por prap Werderi mbeti në Bundesligë, shkaku i përparsisë së golit të shënuar si mysafirë.

Werderi ishte shumë afër rënies nga liga mirëpo arriti që të jetë pjesë e Play Off-it dhe të sigurojë kështu qëndrimin në Bundesligë.

Po ashtu në këtë ndeshje që nga minuta e parë luajti edhe futbollisti kosovar, Milot Rashica.

Rashica sipas raportimeve të shumta pritet që të largohet nga skuadra e Werderit.

/Gazeta Sinjali/