image Werder Bremen tregon shkallën e lëndimit të Rashicës

Futboll

Werder Bremen tregon shkallën e lëndimit të Rashicës

news image

Reprezentuesi kosovar kishte dëmtuar gjurin e djathtë gjatë ndeshjes kundër Moldavisë në Parma dhe duhej të zëvendësohej. 

Ekzaminimet nga mjeku i ekipit Dr. Daniel Hellermann në Bremen të premten pasdite nuk rezultoi në ndonjë dëmtim serioz në gju.

”Ne natyrisht jemi shumë të lumtur që Miloti nuk u lëndua rëndë dhe që ligamentet në gju nuk janë dëmtuar. Ne do të presim për zhvillimin gjatë fundjavës dhe do të fillojmë me stërvitje individuale në fillim të javës, gradualisht do të rrisim ngarkesën dhe pastaj vendosim se sa shpejt mund të kthehet në stërvitje me ekipin” thuhet në komunikatën e klubit gjerman.

/Gazeta Sinjali/